Rijad Elezi: Do të jem një zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Rijad Elezi garon për një mandat të dytë në vendimmarrjen komunale të Gjilanit, ku ai për 4 vitet e kaluara ka qenë një zë i qartë në artikulimin e kërkesave të qytetarëve.

Baza e tij është Livoçi i Ulët, një para-lagje kjo e qytetit që është transformuar dukshëm për nga infrastruktura në mandatin e kaluar, nën qeverisjen e Lutfi Hazirit dhe LDK-së.

Rijad Elezi ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit, po në rend të parë të bashkëvendësve të tij, që të vazhdojë t`i shërbejë interesit publik, duke shtyrë programe e agjenda investuese sipas standardeve evropiane.

Ai zotohet se do të jetë prapë një zë i fuqishëm i qytetarëve, në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Rijad Elezi është shkolluar për menaxhim, ke aftësi të mëdha organizative si dhe përvojë në vendimmarrje.