Rikthehen kolonat në pikat kufitare, pritje të gjata për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me fluksin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar në Kosovë.

Sipas njoftimit, pritjet për dalje nga Kosova përmes pikë-kalimit kufitar Merdarë shkojnë deri në 4 orë.

Tri orë pritje ka në Jarinje dhe te Dheu i Bardhë, ndërsa deri në dy orë në Mutivodë./Mediafokus.info/