Rikthehen pas 13 vitesh ‘ethet e Nilit’, 17 të infektuar

Pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” janë rikthyer në Shqipëri. Deri më tani janë regjistruar 3 viktima dhe 17 të infektuar.

Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse në ISHP, Silva Bino, në një njoftim për media konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur “se situata është nën kontroll.”

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Jona Dervishi, themeluesja e United Rights Foundation shkruan se nisur nga kjo situatë, kanë kontaktuar së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë disa nga bashkitë e qyteteve më problematike për dezinsektim.