Rikthehet Eqa për ta komentuar aktualitetin politik
Shumëkush prej jush mund ta keni harruar Eqrem Kryeziun, ish-politikanin e lartë të LDK-së, i njohur me nofkën “Eqa”.
Ai ka qenë aktiv sidomos në periudha krizash politike në Kosovë, me qëndrimet e tij interesante dhe dalluese nga shumica.
Eqa nuk ka mundur të lëshojë rastin pa e komentuar as situatën e tashme, pas rënies së qeverisë dhe disa dallimeve brenda LDK-së sa i përket mocionit.
Eqa e ka mbështetur qëndrimin e Vjosa Osmanit në Kuvend, ditën kur u rrëzua Qeveria Kurti.
Kryeziu i këshillon miqtë e tij në LDK, që kishin qëndrim të kundërt me Osmanin, të mos u mbetet hatri, sepse ata janë shumica.
“Nuk është e ndershme po nuk e pranuam botërisht se zonja Vjosa Osmani mbajti një qëndrim parimor për t’u admiruar në Kuvendin e Kosovës së fundmi. Sigurisht se kam miq në Lidhjen Demokratike të Kosovës që vepruan ndryshe nga Vjosa. Nuk do të dëshiroja ta ndiejnë veten të fyer nga deklarimi im, por ata mund ta ngushëllojnë veten, sepse janë më shumë”, ka shkruar Kryeziu./mediafokus.info

