Rikthehet vera me temperatura të larta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të jenë të fokusuara për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 12 gradë celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 26 e 32 gradë celsius.

Era, sipas IHMK-së, kryesisht do të jetë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image