Rikujtim: Ymer Demolli ishte një punëtor i mirë dhe një njeri i drejtë
Para një viti, më 15 prill 2021, ndërroi jetë në spital zyrtari komunal Ymer Demolli, pasi nuk arriti ta fitojë betejën me Covid, me të cilin u përball për tri javë.
Demolli punoi 20 vjet në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ishte edhe anëtar i Komitetit për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ku u angazhua maksimalisht, deri në tskimin e fundit, më 24 mars, kur u prek nga virusi.
Ymeri ishte një aktivist i pashoq i viteve të 90-ta dhe u angazhua jashtëzakonisht shumë në lëvizjen për liri, pavarësi, demokraci e shtet-ndërtim
Ymer Demolli ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Pas vdekjes ai u nderua me mirënjohje nga kryetati i Komunës, Lutfi Haziri (2021).
Mbahet mend si punëtor i mirë e njeri i drejtë. /Mediafokus.info

