Rikujtohet në 10-vjetorin e vdekjes veterani i luftës, Shaban Beqiri
Familja, miqtë dhe shokët e rikujtojnë sot, në 10-vjetorin e vdekjes, veteranin e luftës, Shaban Beqiri nga fshati Vërbicë e Zhegocit, shkruan Mediafokus.info.
Shabani tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së atdheut dhe atëherë kur e deshi nevoja u reshtua nën emblemën e UÇK-së, për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
Rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë, por ishte rrugë e drejtë dhe e vetme për të mbijetuar populli shqiptar në këto troje.
Kombi shqiptar përjetoi ringjallje e ringritje politike në këto troje vetëm pas tri luftërave që i zhvilloi në shekulin e fundit, në Kosovë, Luginë e Maqedoni.
Shqiptarët janë komb që e di rrugën e vet, komb që dëshiron të jetojë i lirë, i pavarur dhe i bashkuar.
Shaban Beqiri ishte njëri prej atyre që eci në këtë rrugëtim me vendosmëri. /Mediafokus.info


