Rina Ahmeti ndanë 1200 euro për bashkëvendësen e saj e cila ka nevojë për rinovimin e shtëpisë

Aksionit të Këshillit lokal në Malishevë të Gjilanit, për ta ndihmuar Liridona Hajdinin në rinovimin e shtëpisë, i është bashkëngjitur edhe e reja Rina Ahmeti, e cila jeton  në Gjermani, shkruan Mediafokus.info

20-vjeçarja ka premtuar se për Liridonën do t`i ndajë nga buxheti i saj nga 100 euro për 12 muaj me radhë.

Kryetari i Këshillit të fshatit, Latif Maliqi e ka përshëndetur gjestin e Rinës, duke e cilësuar atë ‘simbol i fshatit tonë’.

‘Kur merr një mesazh si ky i kësaj vajze me shpirt human dhe kontribuese në çdo aksion të fshatit, jo që të jep vullnet për punë, por të inspiron që të mos ndalesh kurrë duke i ndihmuar nevojtarët.

Rina, je e mrekullushme dhe je simbol i fshatit tonë.

Në emrin tim dhe në emer të anëtarëve të Këshillit, por edhe të gjithë fshatit, të falenderoj për këtë shpirt human. Vazhdo kështu si je…’, ka thënë Maliqi.

Përndryshe, rinovimi i shtëpisë së familjes Hajdini, është projekt i radhës i Këshillit të fshatit në Malishevë.

Familjes Hajdini do t`i rinohet në tërësi shtëpia, ku Liridona jeton e vetme, pasi prindërit i kanë vdekur.

Përgjegjës për grumbullimin e mjeteve është arkëtari i Këshillit Musli Musliu dhe kushdo që dëshiron të kontribuojë mund ta kontaktojë atë ose Këshillin e fshatit./Mediasfokus.info