Rindërtohet bunkeri i atdhetarit Gjon Serreçi në Kamenicë

Bunkeri i patriotit Gjon Serreçi do të rinovohet. Kështu ka vendosur Komuna e Kamenicës, në territorin e së cilës ndodhet bunkeri.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, bashkë me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Bislim Zogaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për bunkerin e Gjon Serreçit në Shipashnicë.

Marrëveshja parasheh do renovimin dhe rregullimin e bunkerit.

Kush ishte Gjon Serreçi?

U lind në Ferizaj nga babai Gjergji dhe e ëma Anisa Kurti nga Prizreni.

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe më pas i ati e regjistroi në Seminarin Ipeshkvnor të Prizrenit, ku kreu studimet.

Në vitin shkollor 1940-1941 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ndërkohë vazhdoi studimet në Firencë të Italisë.

Vetëm pak kohë pasi kthehet në Kosovë në vitin 1944, duke qenë në postin e kryetarit të Komunës në Babush të Ferizajt, arrestohet nga Gestapoja dhe në qershor të atij viti internohet në Vjenë.

Pas kapitullimit të Gjermanisë Naziste, Gjoni kthehet në Kosovë dhe në vjeshtën e vitit 1945 pranohet profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës.

Duke qenë i ndikuar nga qarqet e lëvizjeve demokratike evropiane të kohës, Gjon Serreçi, së bashku me profesor Ymer Berishën, Luan Gashin e të tjerë pretendon krijimin e një lëvizjeje të re nacional-demokratike, e cila nuk ishte komuniste, por as balliste.

Këta intelektualë përfaqësonin rrugën autentike të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, duke u mbështetur në vlerat e demokracisë perëndimore.

Profesori, veprimtari i çështje kombëtare dhe kryetari i organizatës Nacional Demoktare Shqiptare, bëri burg politik në kampin e Prishtinës dhe të Mauthausenit dhe më pas u pushkatua.

Në disa qytete të Kosovës, enrin e këtij patrioti e mbajnë shkolla, rrugë e institucione të tjera publike. /Mediafokus.info