Rindërtohet kroi i Çinarit

Kroi tek Çinari shekullor në Ullishtën e Ulqinit, po rindërtohet, mëson portali Ul-info, përcjellë Mediafokus.info

Ky burim nga i cili me shekuj është furnizuar Kalaja me ujë, për shumë vite ishte i mbuluar nga dheu dhe toka!

Nga Organizata Turistike kanë njoftuar që me mjetet e këtij institucioni këtë vit do të rindërtohet të paktën një nga rreth pesëmbëdhjetë kroje në Ullishtë.

Me rikonstruktimin dhe rindërtimin e tyre do të kthehet një copëz e traditës së bukur të Ulqinit, sepse ato janë monument unik i trashëgimisë sonë kulturore.