Rinia, rinia studentore dhe liberalizimi i vizave për Europë

Xhevat Bekteshi

(Dua Lipa ia kërkon shefes së BE-së liberalizimin e vizave për kosovarët)

Edhe pse është temë pak më e gjerë se vetëm për rininë, kjo puna e liberazimit të vizave u bë si ajo kënga e Nastradinit që s`ka të mbaruar tirilitirili…Nastradini, këtë këngë e kishte menduar mirë, për ta plasur djallin, sepse ndryshe do e merrte mortja.

Në kohën kur unë isha student, vitet 1984 e tutje, deri më 1989 preokupim kryesor ishte mësimi dhe kryerja e provimeve me sukses dhe vazhdimi i studimeve tutje.

Në këtë rrugëtim, ne që ishim të brezit të viteve 1981, dmth të demostratave që nuk pranë kurrë, por shkuan duke u diskutuar e analizuar (nga pushteti dënoheshin dhe demaskoheshin) dhe gjithnjë duke punuar që kauza e tillë të realizohej.

Ato vite ishin kohë e qëndresës, punës, durimit, sakrificave të ndryshme për familje, komb e atdhe.

U kalitën shumë bijë e bija të vendit për detyra më të mëdha që do sillte koha gjatë atyre viteve.

Rinia studentore e asaj periudhe ishte kujdestare e shoqërisë kosovare, së bashku me minatorët dhe punëtorët e fabrikave e uzinave kosovare.

Viti 1989 ishte momenti kur arriti kulmi i pakënaqësisë në ish-Jugosllavi dhe momenti kur minatorët hynë në grevë. Ne, papritur u hodhëm në protesta e demonstrata nëper rrugët e Prishtinës, të cilat nuk do ndalen me muaj, me vite e vite.

Ndjej krenari, mall e shumëçka tjeter për ato ngjarje të mëdha të populit dhe vendit tonë.

Kam qene pejsemarres i pothuaj se te gjitha demonstratave qe kane ndodhur ato vite ne Prishtine dhe ne Gjilanin tim te dashur (per te vazhduar mëpastaj neper diaspore, Shtutgart, Franfkurt, Bon, Bruxel etj).

Shume here u be gjendja e jashtezakonshme, vrasje te shumta neper demostrata, plagosje, burgosje, rrahje masive te studenteve dhe te rinise shqiptare, por nuk kishte te ndalur.

Levizja shkonte duke u rritur, pakënaqesia e popullit dhe kerkesat per liri gjithnje e me te medha. Kerkesat per barazi, liri, lirim te te burgosurve vetem sa zgjeroheshin neper gjithe masat e popullit tone.

Gjerat vazhduan, themelet e Jugosllavise tani me kishin marrë te çarat dhe shteti serbosllav po shkatërrohej. Filloi lufta ne Slloveni, pastaj ne Kroaci per te vazhduar ne Bosnje e me vonë ne Kosove.

Rinia dhe rinia studentore, ishte shembull i atyre viteve e dekadave se si punohet per liri e atdhe.

Kjo ndodhi edhe me gjeneraten e studenteve te viteve 1998 me Bujar Dugollin, Muhamet Mavrajn, Albin Kurtin e shume shokë te tyre.

Por pasi u fitua liria, u krijua shteti i Kosoves, u beme me më shume unviersitete publike, bile edhe private e kolegje te shumta, qe eshte per t’u gezuar dhe admiruar sepse numri i studenteve sot kalon shifren mbi 80 mije, qe na gezon te gjithe neve si popull dhe si vend.

Dhe kjo rini, po thuaj se u kënaq me lirine, me kushtet, me standardet demokratike ne shikim te pare me dinakimen tekniko-teknologjike perparimtare, pa e renduar fort koken se pse eshte UNMIK-u ne Kosove, çka po bene EULEX-i ne Kosove, pse jemi te izoluar ne Evrope, te izoluar vetem dhe vetem ne.

Ky izolim, a thua nuk u beri pershtypje rinise studentore, nuk e trandi dufin rinor perparimtar te tyre, nuk paten force me bere lidhshmeri me rininë e vendeve te ndryshme evorpiane, kur komunikimi i ketyre dekadave eshte masovik dhe shume, shume dinamike per te hedhur ne etër te vertetat e kohes.

Kam pershtypjen se standardet dhe joshja per me qene dikushi si snobist ka bere qe organizatat studentore, te ju afrohen me shume ideve partiake dhe si te tilla mos te kryejnë rolin e tyre ne shoqerine kosovare.

E si mos te them kete, kur mbi 20 vite jemi vend i izoluar pa shkas edhe pse shume here Parlamenti Evropian, voton pozitivisht, se Kosova ka plotesuar te gjitha kriteret per levizjen e lire neper Evrope.

Kënaqesia e fillimit dalëngadalë derivoi pezem, pakënaqesi, defetizem dhe pesimizem i cili perkunder fitores se lirise, per te cilen u luftua dhe u punua me se 100 vite, eksaloi ne migrim te qindra e mijëra shqiptarëve te cilet me shkas e pa shkas lanë vendin e vet, per nje jete me te mire dhe si pasoje ka filluar ka kohe te vërehet zbrazja e shtepive, zbrazja e fshatrave, zbrazja e shkollave, me nje fjale tkurrja e dinamikes jetesore ne vend.

Akuzat e Evropes se ju duhet te luftoni krimin (Evropa tek ne sheh pleshtin e tek vetja nuk don me e pa buallin) dhe korrupcionin, per pasoje mori liderët politikë e shtetërorë ne Hage, per te denuar lidershipin historik te luftes se UÇK-se, nen petkun se po lufton krimin, kur kriminelët gjakëpires serb shëtisin te lire, jo vetem ne Serbi po edhe ne Evropen e Gjergj Fishtes, Gjergj Fishtes tone te madh, i cili para shume dekadave ka pare me mire se qe shohim plot ne sot!