Ritakohen Thaçi e Rama: Kosova dhe Shqipëria t`i hapin tërësisht kufijtë

Pas një periudhe relativisht të gjatë kohore, shkaku i pandemisë, sot janë ritakuar Rama e Thaçi në Tiranë, ku kanë biseduar për zhvillimet politike në të dy vendet.

Presidenti Thaçi është takuar edhe me presidentin Meta.

Me një fotografi nga ky takim, Thaçi ka bërë thirrje që kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë të hapen tërësisht.

“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./mediafokus.info