Rithehen viktimat nga COVID-19 në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3853 testime, 7 të shëruar, 3 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.

Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit duke e çuar në 2456 numrin e viktimave.

Aktualisht vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 28 Shkodër 18 Lezhë 6 Durrës 5 Elbasan 5 Berat 3 Dibër 2 Kukës 2 Fier 1 Vlorë 1