Rituali i pazakontë i xhudistes: Flakaresha para duelit
Xhudistja Martyna Trajdos ka mbrojtur veprimin e trajnerit të saj para një dueli në Lojërat Olimpike të Tokios.
Ajo ishte duke u bërë gati që të garonte ndaj hungarezes Szofi Ozbas, në kategorinë e femrave deri në 63 kilogramë.
Derisa po nisej drejt luftës, Trajdos ndaloi dhe u kthye me fytyrë nga trajneri i saj, Caludiu Pusa.
Ai e kapi atë nga krahët dhe e shkundi, derisa e goditi edhe me dy flakaresha.
Trajdos këmbënguli në Instagram se ai po bënte vetëm atë që ajo i kishte kërkuar.
“Duket se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Do dëshiroja një tjetër titull për mediat. Siç e thashë tashmë, ky është rituali që unë zgjodha para garës”.
Trajneri im po bën atë që unë dua që ai të bëjë për të më ndezur”, ka shkruar Trajdos.

