Rivalët lokalë Gjilani-Drita i ndajnë pikët

Derbi lokal i Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues, shkruan Mediafokus.info

Gjilani avancoi i pari me golin e Fiton Hajdarit, në minutën e 20-të, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Dritës arriti të barazojë me Irogue (59′), por pa mundur të bëj diç më shumë deri në fund të takimit.

Barazimi nuk i konvenon aspak Dritës, sepse po e humb geadualisht garën për kreun e tabelës, derisa Gjilanin, një pikë e stabilizon edhe më shumë në pjesen e epërme të tabelës, por pa gjasa për dy vendet e para.

Ndërkohëm, me fitoren e sotme, Prishtina del bindshëm në krye të tabelës, derisa Drita mbetet e dyta deri nesër, kur luan Ballkani dhe nëse fiton, automatikisht e merr pozitën e dytë./Mediafokus.info/