Rivarroset trupi i Liridona Ademajt në fshatin e lindjes së saj

Tashmë është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin e lindjes së saj në Rracaj të Gjakovës.

Trupi i së ndjerës me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur edhe të pame në fshatin Rracaj.

Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar këtë të hënë që ta ngushëllojnë familjen Ademaj.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe bashkëshorti i së ndjerës.