Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit në Schlieren
Ajo është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur kryetare e parlamentit komunal në këtë qytet.
Numrit të politikanëve të rinj që po marrin poste në nivele të ndryshme të institucioneve zvicerane, i është shtuar edhe një: Rixhil Agushi, aktiviste e SP (Partia Socialdemokrate) dhe asambliste prej shumë vitesh në Parlamentin e qytetit Schlieren, në Kantonin e Cyrihut.
Rixhil Agushi, politikane e re socialdemokrate, e propozuar nga grupi parlamentar i SP-së, më datë 08.04.2024 është zgjedhur presidente e Parlamentit Komunal në qytetin e Schlierenit, ku nga gjithsej 33 vota ka arritur të marrë 29 vota, transmeton albinfo.ch.
Znj. Agushi, është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur si kryetare e parlamentit komunal në qytetin e Schlirenit.
Rixhil Agushi është e lindur në vitin 1986 në Tetovë, e martuar me arkitektin e mirënjohur në Zvicër, Muhamed Agushin nga fshati Tearcë, bashkë me të cilin janë sipërmarës të suksesëshëm në fushën e arkitekturës dhe patundshmërive. Është nënë e dy vajzave, Linës dhe Sarës.
