Rizë, makina bie në përrua, 4 të vdekur, 1 i lënduar rëndë
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Rizë të rrethit Çayeli në Turqi, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, ky i fundit ka përfunduar në një përrua, e për pasojë kanë humbur jetën katër persona, ndërsa një tjetër ka ngelur i plagosur rëndë.
Sipas mediave turke, në aksidentin e ndodhur në rrugën për në Kaptanpasha, drejtuesi i mjetit me targë 34 KB 8639, H.B. 54 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë në përrua.
I vetmi i mbijetuar mësohet se është drejtuesi i automjetit, ndërsa katër pasagjerët që udhëtonin me të, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. /a2news.al/
