Rock bendi 403, ikonë e viteve 80-ta, rikthehet me këngën “As vet s’e di”
Rock bendi 403 që ishte ikonë e viteve 80-ta, pas një pauze të gjatë, është rikthyer fuqishëm me këngën “As vet s’e di”, raporton Mediafokus.info.
Premiera e këngës është lansuar mbrëmë, me interpretimin e mrekullueshëm të frontmenit Hektor Gjurgjeali, teksa ka gëzuar shumë artdashësit e tyre, të cilët nuk e kanë lënë pa e komplimentuar.
Ndryshe, 403-shat njihen si grupi që i dha hov rock’ut në vitete 80-ta, në kohën kur ky zhanër ishte pak i popullarizuar në Kosovë, transmeton Mediafokus.info.
Edhe sot, pas 40 vjetësh, këngët e tyre kanë mbetur emblematike dhe zor e gjenë dikënd që s’i di përmendsh./Mediafokus.info/
Hektor Gjurgjiali – Vocal, Bass , Blues Harp
Arta Selimi – Backing Vocal
Muhamet Vesei – Rythm Guitar
Fahri Ibrahini – Drums
special guests:
Isan Galimuna – Saz, Mandoline
Menan Kiseri – Solo Guitar
Ali Solidi – Tenor Saxophone

