Roja gjendet i vdekur në vendin e punës

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në Pasjan. Rasti po hetohet nga policia.

HETIM I VDEKJES

Fsh. Pasjan, Partesh 20.05.2022 – 07:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. (foto arkiv).