Rokeri Valdrin Halimi e nis sfidën për këndim akustik, shikojeni përgjigjen e kolegëve

Rokeri i njohur gjilanas, Valdrin Halimi, e ka gjetur një mënyrë të mirë të argëtohet, në këtë kohë kur po rri n’shtëpi, si preventivë kundër coronavirusit, shkruan Mediafokus.info.

E ka zgjedhur ta bëj cover këngën e famshme të rok grupit britanik Coldplay “Don’t Panic”, që është mesazh edhe i kujdesit të shtuar kundër virusit kinez, por edhe për të mos bërë panik.

Ai ka nominuar kolegët e tij për ta bërë një cover, ndër ta edhe ikonën e rokut gjilanas dhe kosovar, Naser Berisha, i cili e ka pranuar.

U ka dhënë kohë kolegëve që brenda 24 orëve ta publikojnë një cover nga ora 19:00 deri ne 02:00 pas mesnate, sikurse edhe t’i nominojnë secili nga tre të tjerë për ta bërë të njejtën.

“Rri n’shpi. Atëhere po filloj me sfidën këndim akostik, pasi veç jemi sfiduar me COVID19. “Don’t Panic” – Coldplay.  Sfida quhet #Covid19Gjilan dhe për këtë nominoj Korab Kallaba Diana Toska Mevlud Rahimaj Bashkim Kerqeli Dëfrim Behluli Elbasan Krasniqi Naser Berisha Albina Jakupi. Flaka Baliu”, është mbishkrimi i Valdrinit në profilin e tij në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur coverin “Don’t Panic, transmeton Mediafokus.info.

Ja coveri i Valdrin Halimit dhe përgjigja e kolegëve të tij artistë: