Roli dhe rëndësia e ekipit vlerësues për fëmijët me nevoja të veçanta
Sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar 04/l-32 dhe Udhëzimit Administrativ 16/2017 si dhe pas analizës së gjendjes mbi pjesëmarrjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta dhe kërkesat e vazhdueshme të MASHT-it për gjithëpërfshirjen e nxënësve në shkollat e rregullta, në Gjilan është themeluar ekipi komunal për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në komunën e Gjilanit, ekipi për vlerësimin e fëmijëve është aktiv që nga viti 2014, me punën, angazhimet dhe përgjëgjësitë që i takojnë sipas udhëzimit administrativ, me qëllimin e lehtësimit të nxënësve, mundësi arsimimi të përshtatshëm bazuar në nevojat individuale të tyre.
Ekipi vlerësues përbëhet nga zyrtarja për fëmijët me nevoja të veçanta, psikologu, pedagogu special, dy mësimdhënës mbështetës dhe zyrtarja për punë sociale.
Ekipi është vazhdimisht kontribues, mbështetës, informues, lehtësues për mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe komunitetin në përgjithësi.
Ekipi vlerëues ka angazhimet dhe përgjëgjësitë e veta, si: të përcaktojë institucionin arismor ku fëmija do të vijojë edukimin dhe arsimin, të përcaktojë llojin e mësimdhënies, shërbimet e mbështetjes, pajisjet dhe instrumentet e nevojshme ndihmëse, shërbimet rehabilituese.
Brenda vlerësimit, ekipi prfoesional angazhohet në ofrimin e shërbimeve, mbështetjen, këshillimin e prindërve në situata të ndryshme, qasjen dhe informimin, mbeshtetje psikologjike në raste të veçanta si dhe refermin e rasteve për marrjen e shërbime të ndryshme.
Ekipi vlerësues komunal do të vazhdojë me punë dhe përkushtim, duke rritur angazhimin dhe mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta.
Po ashtu për nder të Ditës Botërore të Sindromit Down dhe për nder të Ditës Botërore të Autizmit, ekipi do të organizojë ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme, me tema aktuale dhe relevante, si: roli dhe rëndësia e ekpit vlerësues, qasja dhe metodat e ndryshme në ofrimin e shërbimeve, mbështetjen, angazhimin në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Ekipi përbëhet nga:
• Liridona Ukshini Kosumi – zyrtare për fëmijët me nevoja të veçanta
• Besnik Sherifi – psikolog klinik
• Merita Kamberi – pedagog special
• Shyqerije Isufi – mësimdhënës mbështetës
• Emine Latifi – mësimdhënës mbështetës
• Amire Hoxha – zyrtare sociale. /Besnik Sherifi/

