Roli i prindërve, përgjegjësitë e tyre në raport me zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve

Prindërit luajnë rolin primar në zhvillimin e fëmijëve, në sjelljet, reagimet, qëndrimet e fëmijëve në raport me veten dhe të tjerët.

Me zhvillim kuptojmë ndryshimet në karakteristikat fizike, kognitive, sociale, emocionale.

Në këto sfera të zhvillimeve rol të rëndësishëm luajnë prindërit në raport me fëmijën, në qasjen me fëmijët, bashkëpunimin, kujdesin, interesimin, nxitjen e fëmijës për të qenë aktiv, kreativ, komunikues, tolerant, bashkëbisedues etj.

Sjellja dhe reagimi i prindërve ndikon në pjesën e zhvillimit emocional, social, moral, kognitiv te fëmijët, duke e kuptuar këtë si shembull dashuria, toleranca, bashkëpunimi, mirëkuptim, komunikimi me fëmijët kanë një efekt shumë të mirë për sjelljen e fëmijëve si dhe kritika, agresiviteti, reagimi emocional, komunikimi jo i përshtatshëm kanë efekte negative në sjelljet e fëmijës.

Si mjedis i parë social dhe edukativ është familje e cila paraqet segmentin e rëndësishëm në procesin e njohjes dhe zbulimit të botës së jashtme.

Prindërit si edukatorë do të kenë mundësi të njihen me mënyrat e sjelljeve të fëmijës pse pikërisht fëmija sillet në këtë mënyrë, sa shpesh reagon në çfarë situate reagon, cili është qëllimi i tij, sa është i përshtatshëm në raport me të tjerët, çfarë lloj metodash do të aplikojë në krahas zhvillimit të ndryshimeve psiko – fizike.

Për të qenë të lumtur, fëmijët duhet të arrijnë një përshtatje të mirë personale sikurse edhe sociale. Në një kulturë ku jeta shoqërore po bëhet gjithnjë e më komplekse, personaliteti është i rëndësishëm.

Është e rëndësishme sepse kjo varet shumë më tepër nga ajo që fëmijët mësojnë prej tyre.

Si karakteristika pozitive që mund të ndikojnë në të ardhmen e fëmijës janë: aftësia për të krijuar marrëdhënie me njerëzit, aftësia për të mësuar, për t’u përshtatur, aftësia për t’u përqendruar, aftësia për të qenë krijues, i vendosur, tolerant, ambicioz, të gjitha këto do ta ndihmojnë fëmijën për një të ardhme me vlera.

Lidhur me zhvillimin e fëmijës, sjelljet e tyre, edukimin rol të rëndësishëm kanë llojet e prindërimit.

Mund të themi shembull tek prindi agresiv mundësia për bashkëpunim me fëmijët është i vështir, niveli i socializimit tek fëmijët është i ulët, pjesa emocionale fëmija është i ndejshëm, reagues, i mbyllur në vetvete.

Prindërit agresiv siç thuhet nga (Biddulph, 2006) nxjerrin ose fëmijë të trembur e frikacakë, ose fëmijë rebel e të pa shtruar ose të dyja bashkë.

Prindërit pasiv për të cilën mungon bashkëpunimi me fëmijët, kreativiteti, angazhimi, komunikimi, duke u dorëzuar pranë fëmijës së tij, fëmija nuk sillet konform rregullave, kur fëmija bashkëpunon me prindin dihet se kjo ndikon pozitivisht tek fëmija në sferën e tij emocionale, sociale si dhe duke ndikuar pozitivisht në performancen mësimore.

Prindi kërkues është lloji i prindit që sipas psikologut Biddulph janë të qartë, të vendosur të sigurt të qetë dhe kjo qasje, sjellje reflekton pozitivisht në personalitetin e fëmijës.

Dihet se fëmija përjeton emocione të ndryshme gëzim, pikëllim, i disponuar, i shqetësuar të gjitha këto janë normale.

Por nëse fëmija jeton në një mjedis të qetë, të rregulluar, të cilat përveç nevojave fiziologjike do të jenë të kënaqura edhe nevojat e saj emocionale për simpati, ngrohtësi, dashuri prindërore.

Nëse mjedisi në të cilën jeton nuk gjen kënaqësinë e nevojave të cekura më lartë fëmija me sjelljen e vet do të tregojë se nuk ndihet mirë duke shfaqur agresivitet, probleme emocionale, probleme në sjellje vështirësi në procesin mësimor etj.

Angazhimi, puna dhe përkushtimi i prindërve në këto mënyra pozitive ndikojnë në të ardhmen e fëmijës, ku duhet të inkuadrohet në një shoqëri më të gjerë ku fëmijët do t’u shërbejnë me besim të thellë, të sigurt, të fuqishëm në aftësitë e veta si dhe duke ndikuar në formimin e një personaliteti të shëndoshë.

Mr. sc. Besnik Sherifi – Psikolog Klinik