Rrah nënën dhe babanë, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht prindërit e tij dhe iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Deçan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Deçan, 21.06.2021-22:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë dhe janë liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.