Rrahe mes vete vjehrri dhe dhëndri
Një rast i pazakontë i dhunës ka ndodhur në Gjakovë, ku janë rrahur mes vete vjehërr e dhëndër.
Si pasojë e kësaj, lëndime ka pësuar edhe një e mitur, e cila është sulmuar nga babai.
Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

