Rrahen mes vete motër e vëlla

Pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes vete motër e vëlla në Podujevë, njofton policia.

Motra është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 22.04.2023-23:20.  Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)