Rrahen mes vete për një burim uji
Katër persona janë arrestuar në Deçan pas një rrahje mes tyre, e cila kishte si shkas një kontest pronësor rreth një burimi uji në Bjeshkën e Vokshit.
Bjeshka e Vokshit, Deçan 04.07.2022 – 08:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit) katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

