Rrahet fermeri derisa ishte duke punuar arën me traktor
Një person në Kamenicë është rrahur derisa ka qenë duke e punuar arën me traktor.
Një i dyshuar është arrestuar në lidhke me rastin ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe është ndaluar në mbajtje.
Muqivërc, Kamenicë 24.02.2023-11:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar arën me traktor është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

