Rrahje masive në Gjilan, arrestohen katër persona

Katër persona në Gjilan janë përleshur dje mes vete, më ç’rast policia i ka arrestuar.

Raporti i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr.”Halim Orana”,Gjilan 29.09.2022-12:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje ndërsa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt.