Rrahje masive në Gjilan, arrestohen katër persona
Policia njofton se dje në Gjilan ka arrestuar katër persona, pasi u përleshën mes vete.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gjilan 30.10.2022 – 00:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.

