Rrahje masive në Prishtinë, 4 persona bëhen për spital

Pas një mosmarrëveshje rreth një kundërvajtje në trafik, në Prishtinë, katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur në mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrin.

Të dyshuarve iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe gjatë rrahjes janë dëmtuar dy vetura të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.