Rrahje masive në Viti, përdoren mjete pune e thika

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Dobresh të Vitisë, ku policia ka arrestuar katër persona.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh. Drobesh, Viti 08.03.2023 – 17:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë).

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.