Rrahje mes dy shtetasve turq në Prishtinë – njëri përfundon me lëndime në kokë
Një përleshje fizike mes dy shtetasve turq ka ndodhur mbrëmjen e 31 marsit në Prishtinë, duke lënë një person të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Zymberi”, në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, ku dy persona janë përfshirë në rrahje për motive që ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e përleshjes, njëri nga të përfshirët, ka pësuar lëndime në pjesën e kokës. Në vendin e ngjarjes është thirrur edhe emergjenca, ku i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.
Ndërkohë, i dyshuari tjetër ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe është shoqëruar në stacion policor.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

