Rrahje si në filma në Prishtinë, Policia arreston 9 persona
Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona në Prishtinë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.
Rrahja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Haxhi Zeka”.
Si pasojë e rrahjes, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

