Rrëfimi i Asdren Agushit: Derisa po e realizoja intervistën për RTK para Emergjencës, një i ri vdiq nga COVID-19
Gazetari i RTK-së, Asdren Agushi, ka njoftuar se teksa po bëhej gati ta zhvillonte një intervistë për RTK, në ora 17:00, para Emergjencës në Spitalin e Gjilanit, një djalë i ri e humbi betejën me virusin COVID-19.
Ai ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes e të vaksinohen, për ta ruajtuar shëndetin e vetvetes dhe të rrethit.
Postimi i plotë i Asdren Agushit:
Sot, deri sa po prisja para emergjencës me realizu një intervistë për lajmet e orës 17:00 në RTK, mora lajmin që sapo vdiq një djalë i ri. Nuk di se si e realizova bisedën pas atij lajmi të keq, sikur që edhe tash nuk po ndihem mirë deri sa po e shkruaj këtë postim. Jam i vetëdijshëm se sa e rëndë është për familjen e tij dhe familjet që po i humbin më të dashirit e tyre. Ngushëllimet më të sinqerta për ta. Unë kam humb njerëz të afërm në moshë të re ndër ta edhe vëllaun, jo nga COVID, por dhembjen e kam të njohur. Andaj, ju lus nga zemra, rrespektoni masat dhe vaksinohu. Ruaje shendetin personal tëndin, familjes dhe rrethit që i doni ti keni në gëzime. Vaksinohu, që të mos na kthehet në kujtim të zi. Të lutem vaksinohu!

