Rrëfimi i vajzës nga Gjilani që u bë pjesë e ushtrisë amerikane
Argjenta Maliqi është një vajzë nga Gjilani e cila vendosi që ëndrrën e saj të fëmijërisë ta realizojë në Amerikë.
Ajo në emisionin #Gjesi Summer në T7, tregoi për rrugëtimin e saj nga një vend i vogël, në një kontinent tjetër dhe krejt e vetme.
Gjithçka filloi kur ajo aplikoi për studime në Kaliforni dhe gjatë qëndrimit atje ajo morri vendimin që të jetë pjesë e ushtrisë amerikane.
Padyshim që sfidat nuk i kanë munguar gjatë qëndrimit në vendin ku shumë të rinj ëndërrojnë të ndërtojnë një të ardhme.
Por, përveç që është pjesë e ushtrisë, ajo ka ligjëruar edhe në universitete amerikane dhe për momentin është duke u marrë me një biznes personal.
Për më shumë, ndiqeni intervistën në vazhdim.

