Rregull i pashkruar deti: Nëse nuk ka ullinj, do të ketë kripë e peshk
Në këtë qytet të pasur me pothuajse të gjitha resurset, me njerëz punëtorë dhe kursimtarë, ishte rregull i pashkruar i cili, nga brezi në brez, është përcjellë si mësim: nëse nuk bëjnë ullinjtë, do të ketë grumbullim të mirë të kripës, sezoni turistik të paktën do të jetë i mirë, do të ketë peshk, në det ose në Bunë, njëjtë.
Patjetër, vlente edhe e kundërta. Mirëpo, më e rëndësishmja ishte që askush mos të mbesë me bark thatë.
Formulat e vjetra vlejnë akoma, mirëpo brengos gjendja në Kripore dhe në det. Sepse, historia ka shënuar që deri në vitin 2013, vetëm dy herë nuk kishte mbledhje të kripës: një herë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1943, dhe në vitin 1964, kur shiu i gjatë i shkriu kristalet e kripës.
E tani, tash tetë vite me radhë në Kripores nuk mblidhet kripa, ndërsa në detin tonë ka peshk gjithnjë e më pak, shkruan ul-info.com.
Mirëpo, fal sezonit të shkëlqyeshëm turistik, e pritet edhe vit i frytshëm i ullishtës, shpresojmë që do të ketë mjaft që të ushqehet edhe i varfëri edhe udhëtari i rastit.

