Rrëmbehet dhe dhunohet një grua në Obiliq, arrestohen tre të dyshuar

Janë arrestuar tre persona, pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer e më pas e kanë dhunuar një grua në Obiliq.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“RREMBIM/DHUNIM- Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”