Rrëmbehet një person në Prishtinë, i merren 125 euro

Një person është rrëmbyer në Prishtinë. Rrëmbyesit i kanë kërkuar atij 8 mijë euro, ndërsa i kanë grabitur 125 euro, aq sa kishte me vete.

Prishtinë, 16.07.2022-15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet , rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante, thuhet në njoftimin e policisë.