Rrëmbehet një qytetar në Viti, kërkohen 1000 euro për lirimin e tij
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për rrëmbim pasi kanë rrëmbyer një person në Viti dhe për lirimin e tij kanë kërkuar 1000 euro.
Viti 05.01.2022 – 22:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi. Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

