Rrëmbehet një vajzë e mitur në Fushë Kosovë
Një vajzë e mitur është rrëmbyer nga tre persona të panjohur derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi.
Viktima ka arritur të largohet nga vetura e rrëmbyesve.
Lagjja 29, Fushë Kosovë 09.07.2022 – 23:00. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arrit të largohej nga vetura. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë.

