Rrëmbehet për borxh një person në Prishtinë

Një person është rrëmbyer në Prishtinë nga dy persina të njohur për të, të cilët i kanë kërkuar një shumë parash në emër të borxhit të pretenduar.

Prishtinë 09.10.2022-22:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj (të njohur për të) e kishin rrëmbyer atë. Të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore, thuhet në njoftimin e policisë.