Rreth 1.200 gjoba për kundërvajtësit në trafik
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 21.06.2024 – 27.06.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” ka shqiptuar 1.195 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 22 ngasës, kurse janë përjashtuar nga komunikacioni 12 motoçikleta, thuhet në njoftim.

