Rreth 1000 persona nga të infektuarit e sotëm janë nën moshën 20-vjeçe

Të rinjtë janë grup mosha më e atakuar nga varianti i ri i virusit, ditëve të fundit, edhe në Kosovë.

Nga numri prej 2707 sa rezultuan sot të infektuar me Covid-19, sipas statistikave zyrtare, del që rreth 1000 prej tyre janë të moshës prej 0-19 vjeç.

Shifra më e lartë i përket grup moshës 10-19 vjeç, gjithsej 830, kurse më së paku – 18 raste, ka nga grup mosha 80+, mbase edhe për shkak të numrit më të popullsisë së kësaj moshe.