Rreth 1300 qytetarë të Anamoravës gjobiten për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, Policia e Kosovës, gjatë periudhës 14 tetor – 21 tetor 2020, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit ka shqiptuar 1298 fletë paraqitje, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Policia e Kosovës i thërret qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga qeveria, në të kundërtën do të ketë konsekuenca ligjore, ka thënë Hashani.