Rreth 1500 gjoba brenda javës për kundërvajtësit në trafik

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet rajonale të policisë, gjatë periudhës kohore 09.02.2024-15.02.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1486 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 16 ngasës, thuhet në njoftim.