“Rreth tre muaj nuk është parë në fshat dhe as qytet” – raportohet i zhdukur

Një burrë në Bresalc të Gjilanit ka raportuar në Polici zhdukjen e një bashkëfshatari.

Sipas tij, i njëjti nuk është parë në fshat dhe as qytet për rreth tre muaj.

“Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.