Rreziku nga substancat toksike gjatë kujdesit shëndetësor

Sabedin Sherifi

Gjate punes si infermier/re ju do te ekspozoheni ndaj substancave toksike dhe demtuesve mikrobiologjike. Megjithate, ne shumicen e rasteve demtuesit dhe demtimet mund te reduktohen dhe/ose te parandalohen. E rendesishme eshte qe te jeni te ndergjegjesuar per demtuesit dhe te pergatisni veten tuaj duke pasur kujdesin e duhur per menjanimin e demtimit.

Substancat toksike

Punonjesit shendetesore jane te ekspozuar ndaj nje numri teper te madh substancash toksike qe ndodhen tek medikamentet, substancat kimike dhe gazet me te cilet punojne. Punonjesit kane te drejten te njohin se me çfare jane duke punuar. Per kete arsye, punedhenesit jane te detyruar t’ju sigurojne falas, brenda kohes se punes trainimin e duhur se si te veprohet me kimikatet toksike. Rreziku qe paraqesin keto substanca, veçanerisht efektet e tyre afat-gjata, shpesh nuk kuptohen edhe nga vete prodhuesit e tyre. Edhe njerezit te cilet duhet t’i prekin me dore ato ndoshta mund te mos mendojne se dhimbjet periodike te kokes, shqetesimet ne lekure, marramendja ose ndjenja e te vjellit lidhen me vendin e punes.

Kimikatet toksike

Infermieret çdo dite prekin me duar nje numer teper te madh substancash kimike – dizinfektante, tretes, agjente pastrues – te cilet mund te kene efekte toksike lokale dhe sistemike. Shumica e tyre jane shume te familjarizuar si ne shtepi edhe ne pune, keshtu qe eshte e veshtire t’i lidhesh ato me ndonje simptome te demshme. Prandaj ka arsye te mira per te perdorur kimikate te zgjedhura, gjendet gjithmone pak informacion rreth rrezikut potencial te tyre dhe sesi te mbrosh vetveten.

Kimikatet, mund te thithen si pluhura ose me lageshtine, thithen nepermjet lekures, sperkatin syte ose gelltiten. Ne efektet e tyre mund te perfshihen reaksione te lekures, marrje mendsh, dhimbje koke dhe veshtiresi ne frymemarrje. Semundje te tilla si astma dhe ekzema kane shume mundesi te acarohen nga ekspozimi ndaj kimikateve. Efektet afat-gjata te ekspozimit te vazhdueshem dhe per nje kohe te gjate, mund te perfshijne deshtimet, infertilitetin dhe anomalite kongenitale; semundjet e zemres, mushkerive ose melçise; demtimet e veshkave; dhe kancerin.

Efekti anesor me i zakonshem, veçanerisht midis infermiereve, eshte dermatiti profesional – nje term gjenerik i cili i referohet irritimit dhe inflamacionit te lekures, ne shkalle te ndryshme rendese. Eshte semundja profesionale me e zakonshme ne industri dhe shkaku i vetem me i madh i pranise se zgjatur te semundjes. Infermieret jane te rrezikuara per shkak te larjeve te shpeshta dhe te detyrueshme te duarve, si edhe per shkak te ekspozimit ndaj nje vargu irrituesish te lekures, duke perfshire medikamentet, dizinfektantet, agjentet pastrues, bile edhe dorezat plastike. Kjo eshte aq e shpeshte midis infermiereve sa shumica e konsiderojne si nje rrezik profesional dhe thjesht nuk e çajne shume koken. Sa here keni pasur prbleme me duart tuaja si çarje dhe fllucka, i keni trajtuar me krem duarsh dhe jeni kujdesur, duke u ruajtur nga stina e ftohte dhe keni menduar se puna eshte shkaktari i kesaj.

Tre grupe substancash mund te shkaktojne dermatitis:

1. Irrituesit paresore te lekures

Keta shkaktojne inflamacion direkt te lekures vetem ne zonen e kontaktit te drejtperdrejte. Ketu perfshihen zbardhuesit e rrobave dhe perberesit e fenolit siç jane dizinfektantet.

2. Sensitibilizuesit

Keto substanca shkaktojne nje pergjigje alergjike specifike te njohur si sensibilizim. Zakonisht jane te nevojshme disa episode te ekspozimit dhe nje person, i cili behet i ndjeshem (i sensibilizuar) ndaj nje substance te caktuar, mund te behet i ndjeshem pas vitesh nga ekspozimi pa patur asnje problem. Megjithate, menjehere pas nje sensibilizimi, dukeni te mbeteni i tille (i sensibilizuar), duke reaguar me nje dermatitis lokal te shkaktuar nga nje substance e caktuar edhe nga nje kontakt minimal. Efektet mund te shtrihen pertej zones se kontaktit direkt, duke shkaktuar enjtje te buzeve, kapakeve te syve dhe fytyres, te perziera ose te vjella. Agjentet sensibilizes perfshijne disa medikamente (me shume antibiotiket) dhe sapunet antibakteriale. Mund te nevojiten testet dermatike per te percaktuar substancen shkaktare.

3. Fotosensibilizuesit

Keto substanca mund te jene ose irrituese ose sensibilizuese, por kerkojne stimulimin e rrezeve te diellit ose rrezeve ultraviolet.

Simptomat qe shoqerohen me ekspozim te shprehur ndaj disa kimikateve toksike:

· Dermatiti profesional

· Dhimbjet e kokes

· Aftesia e shtuar irrituese

· Te perzierat dhe te vjellat

· Marrja mendsh

· Irritimi i hundes dhe fytit

· Lodhja

· Pagjumesia

· Shqetesime ne kraharor

· Perkeqesim i asthmes dhe gjendjeve ekzematike

· Demtime ne sistemin riprodhues

· Semundje te zemres, mushkerive, melçise

· Demtime te veshkave

· Kancer

Mbrojtja

Çfare mund te beni ju per te pakesuar rrezikun, duke patur parasysh qe megjithate, jo te gjitha keto kimikate jane pjese e domosdoshme e jetes spitalore dhe klinike? Pjesa me poshte eshte nje udhezues per monitorim te rregullt – mos prit derisa te ndodhe aksidenti.

Kimikatet – lista e veprimit

1. Merrni informacion per substancat me te cilat punoni. Informacioni i plote per te gjitha kimikatet duhet te sigurohet nga prodhuesi dhe te jete i vlefshem nga autoritetet punedhenese. Parashikimi i informacionit perkates eshte nje pike kyçe e pergjegjesive te punedhenesit. OBSH dhe Organizata Boterore e Punes (OBP) e kerkojne kete. Kerkojini autoritetit shendetesor lokal, ose perfaqesuesve ambientale apo shendetesore, qe ta qarkullojne kete lloj informacioni. Informacioni qe duhet t’ju sigurohet, duhet te perfshije: emrin kimik te substances, emrin e saj komercial (tregetar), demet e njohura prej saj, kujdesin per ruajtjen dhe perdorimin e saj.

2. Sa here qe eshte e mundur, duhet qe irrituesit e fuqishem te zevendesohen me substanca jo te demshme. Oksidi i etilenit per shembull, tani konsiderohet i rrezikshem (karcinogjen!) dhe nuk duhet te perdoret me. Beni kujdes qe substanca zevendesuese e saj te mos jete njesoj e demshme. Formaldehida shpesh eshte perdorur si zevendesuese dhe, megjithese nuk eshte e rrezikshme, ajo ende ka disa efekte anesore serioze. Dizinfektantet kimike jane shpesh te panevojshem – detergjentet apo dizinfektimi me nxehje mund te jene njesoj ose me teper te efektshem dhe me te lire. Pyesni ne pavionin tuaj per perdorimin e dizinfektanteve.

3. Si menyre e fundit, veshjet mbrojtese do te reduktojne kontaktin e lekures me substancat toksike dhe maska do te siguroje ne nje fare mase nje mbrojtje ndaj pluhurit toksik dhe aerosoleve toksike. Veshjet shtese mund te perfshijne dorezat, perpareset, perpareset me plumb, syzet mbrojtese dhe çizmet, ne varesi te natyres se punes dhe nivelit te rrezikut. Dorezat plastike, tek stafi i cili eshte i ndjeshem ndaj gomes, mund te inflamojne ose provokojne dermatitin. Ato gjithashtu mund te krijojne nje ndjenje fallco te sigurise ne rastet kur punoni me kimikate potencialisht te rrezikshme. Ato duhet te vishen vetem si menyra e fundit mbrojtese. Dorezat me PVC (Poli-Vinil Kloride) ose silikon mund te perdoren ne vend te dorezave plastike dhe ato duhet te kene nje shtrese pambuku. Pambuku ka vetem nje perdorim kur punoni me substancat ne forme pluhuri dhe nuk siguron aspak mbrojtje perkundrejt likideve.

4. Ajrosja (ventilimi). Kontrolloni qe vendi juaj i punes eshte i ajrosur mire, duke perfshire sistemet e ajrosjes mekanike atje ku ruhen kimikatet, si edhe qe eshte pergatitur apo perdorur ne perqendrime te larta.

5. Trainimi: Stafi i cili perdor substanca irrituese, sensibilizuese ose substanca karcinogjene te njohura siç jane citostatiket, duhet te trainohet korrektesisht per kryerjen e procedurave te

sigurta, duke perfshire perdorimin e duhur te veshjes mbrojtjese, si edhe masat mbrojtese per ruajtjen dhe transportin.

6. Raportimi dhe regjistrimi i incidences se dermatitit dhe problemeve te tjera te lekures: burimi i tyre duhet te hetohet plotesisht, po ashtu edhe nevoja per mbrojtje shtese duhet te vezhgohet nga stafi shendetesor lokal qe merret me semundjet profesionale.

7. Kujdesi per lekuren: Mbuloni te gjitha plaget dhe gervishtjet. Perdorni sa here eshte e mundur nje sapun te bute per larjen e duarve dhe thajini mire ato. Kremrat mbrojtes nuk japin efekt ne mbrojtjen nga dermatiti alergjik i kontaktit, por mund te ndihmojne ne pastrimin me te lehte dhe me pak agresiv te lekures. Kremerat zbutes mund te ndihmojne ne zevendesimin e yndyres se lekures qe eshte hequr nga veprimi i disa lendeve tretese.

8. Vezhgimi shendetesor: Stafi, i cili ekspozohet ndaj demtuesve shendetesore profesionale te njohur, duhet te monitorohet. Kjo mund te perfshije vizitat mjekesore, testet e gjakut dhe urines, testet e lekures, si dhe kontrollin e funksionit te mushkerive, melçise dhe veshkave, kjo ne vartesi te lendeve kimike qe perdoren dhe nivelit te ekspozimit. Stafi qe ka histori mjekesore per problemet e lekures, duhet te paralajmerohet dhe ndergjegjesohet per rrezikun qysh ne fillim te punesimit.

9. Aksidentet: N.q.s ju bie ndonje lende kimike ne sy shpelajeni syrin menjehere dhe plotesisht me uje te bollshem dhe te fresket. N.q.s kaperdini diçka, shpeajeni gojen me uje. Keshilla e zakonshme eshte te pish shume uje, por kjo jo gjithmone eshte e pershtatshme. Gjithmone raportoni per incidentin dhe kerkoni menjehere keshillim mjekesor. Kimikatet qe bien ne lekure duhet te shpelahen menjehere. Nese ato bien ne rrobat ose uniformen tuaj, nderojini ato perpara se lenda te depertoje ne lekure./Mediafokus.info