‘Rrëzohet’ në Kelmend fluturakja me dy persona brenda
Një fluturake private, me dy persona në kabinë, ka kryer një ulje emergjente në Kelmend.
Siç duket, gjatë fluturimit, fluturakja ka pësuar një defekt dhe kjo ka bërë që të ulet në mënyrë të pasigurtë.
Gjatë uljes, fluturakja ka pësuar të tjera dëmtime në sistemin e frenimit dhe rrotave.
Fatmirësisht, të dy personat kanë shpëtuar pa lëndime të rënda.

