Rrëzohet në shkallë dhe nuk mbijeton
Një person në Prizren ka pësuar lëndime të rënda nga rrëzimi në shkallë dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti po hetohet nga policia.
Viktima u dërgua fillimisht në Emergjencën e spitalit rajonal, por përkundër intervenimit të ekipit mjekësor, nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.
Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë.”

